Xhevdet Hajredini
Me paratë që do ti fitojë nga biznesi në tokën, të cilën Teuta dhe Zaevi Daka Davidoviqit famëkeq ia dhan në Tetovë, siç informon vet ai, do të ndërtojë kisha e manastire në Sërbi, Republika Srpska dhe Mal të Zi, si dhe shtatore priftave Anfillohie dhe Irinej.
Nëqoftëse BDI-a i fiton kryetarët në gadi të gjithë komunat me shumicë shqiptare, ashtu si është i bindur Kreshnik Bekteshi, më shumë ka shkak të gëzohet Daka Davidoviqi nga Nikshiqi.
E pamundur është lufta kundër korrupsionit në Maqedoni, derisa në bankën e të akuzuarëve nuk ulen edhe disa nga ata politikanë të cilët, kundra opinionit të Komisionit të Venecias, u morrën vesh, ta ndalojnë publikimin e përmbajtjes së përgjimeve sekrete të udbës, përgjimet të mos shfrytëzohen në procedurën gjyqësore, si dhe veprat penale të mos ndiqen pas 30 qershorit të vitit të kaluar. Frika se shpejt derdhet edhe koalicioni “shumë stabil”, është shkaku pse nuk pastrohet asnjë rast korrupsioni i nivelit (më)të lart, e jo koordinimi as filtrimi.
Ku janë dhe pse para shqiptarëve të Maqedonisë nuk paraqiten autorët e Institutit të BDI-s, të cilët e hartuan tekstin e ligjit mbi përdorimin e barabart zyrtar të gjuhëve dhe albanologët të cilët e çpikën emrin Republika Ilinditase e Maqedonisë.