Me një ‘selfie’ para pasqyrës, Dafina Zeqiri ngacmon imagjinatës e ndjekësve duke treguar linjat e trupit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, por nuk mungojnë edhe imazhet nga aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ndau me fansat e saj në Instagram një ‘selfie’ atraktive të realizuar përpara pasqyrës.

E veshur me bikini të zeza, këngëtarja e hitit “Dashni” tregoi linjat e saj të tonifikuara të trupit dhe tatuazhet e shumta.

Dafina është mjaft e përkushtuar në ushtrimet në palestër, gjë e cila i ka mundësuar asaj që të ketë një trup mbresëlënës.

Dafina përndryshe ka pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Yll Limanin, të titulluar “Kaje”, që është pritur mirë nga fansat.

Ajo pritet të jetë mjaft aktive këtë verë si me sjelljen e projekteve të reja, ashtu edhe me pjesëmarrjen në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/