Më në fund Fifi dhe Iliri pajtohen

Ishte Iliri ai që e bëri hapin e parë duke e puthur këngëtaren në ballë, për të treguar dashamirësinë që ka ndaj saj edhe se sa shumë e vlerëson atë.

Fifi nga ana tjetër shprehet se ka qenë shumë e tensionuar dhe se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër.

“Kam qenë në tension e sipër ndaj të kërkoj ndjesë. Kur jam e acaruar flas më shumë seç duhet,”, tha ajo.

“Njësoj jam dhe unë, jam shumë instiktiv”, i tha Iliri.

Gjithashtu dhe banorët e tjerë janë shprehur se ishin të bindur se ishte thjesht një acarim momental dhe se gjërat mes tyre do të sheshoheshin.