Me ndihmë financiare nga SHBA-ja po përmirësohen kapacitetet e Klinikës për hematologji

Do të zgjerohen kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve në Klinikën universitare për hematologji në Shkup. Kjo, siç theksuan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërnz gjatë vizitës së sotme në klinikë, do të bëhet me mbështetje financiare prej 800 mijë dollarë nga Komanda evropiane e Armatës së SHBA-së.

Me këtë investim tërësisht do të rrumbullakoset procesi i rindërtimit të kushteve hapësinore në kuadër të Klinikës të filluar në vitin 2017. Mbështetja financiare realizohet përmes Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Bërns deklaroi se me objektin e zgjeruar dhe të rindërtuar të klinikës do të jetë në dobi jo vetëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por të tërë rajonit.