“Më mungon kaq shumë”, postimi i çuditshëm i Loredanës pas udhëtimit të Mozzik në Zvicër

Loredana bëri kureshtar fansat të dinë se kujt ia dedikoi postimin e fundit.

Mozzik gjatë ditës së djeshme me anë të disa fotografive bëri të ditur se ka udhëtuar në Zvicër.

Ai shkoi ta takonte vajzën e tij, Hanën, të cilën nuk e kishte parë muajt e fundit, për shkak të bllokimit të kujfijve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Mozzik ndau me ndjekësit disa imazhe të ëmbla me vajzën Hanën, por vëmendje morën postimet ‘misterioze’ të Loredanës.

Ajo publikoi një foto, në të cilën shkruan “Më mungon shumë”, frazë kjo që është njëherësh nga kënga e Mr. Eazi “Miss you bad”.

Se a ka të bëjë ky postim me Mozzikun apo është vetëm rastësi, një gjë të tillë e di vetëm reperja.