“Me krenari dhe ndërgjegje pranova të jem kryeministër” – tha Xhaferi në paraqitjen e parë para mediave si i pari i Qeverisë

Talat Xhaferi ka pasur paraqitjen e tij të parë si kryeministër teknik dhe si shqiptari i parë që do të udhëheq me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

“Me krenari dhe me ndërgjegje të pastër dhe me përgjegjësi të plotë kam pranuar, jam përgatitur dhe kam fituar besimin e qytetarëve përmes kandidatëve për deputetë në Kuvend”, tha Xhaferi.