Me krehrin si mikrofon, Adriana Matoshi publikon video duke kënduar në parukeri

Video dhe imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi i ndan me ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundmi një video e aktores mori vëmendjen e ndjekësve të saj dhe mediave, shkruan lajmi.net.

Fjala është për një video që artistja e publikoi në InstaStory ku shihet me një krehër në dorë duke e përdorur si mikrofon dhe ajo shfaqej duke kënduar në parukeri.

Ajo bënte më gjeste sikur këndonte këngën e Billie Eilish dhe Khalid, “Lovely”.