Me kërcënim për vdekje e detyroi gruan ta ndryshonte deklaratën për dhunë familjare

Është kërkuar masë paraburgimi për 50-vjeçarin nga Tetova. Më pas, i dyshuari shkoi në vendin e saj të punës, ku filloi të bërtiste para shefit të saj duke e kërcënuar se nuk do ta lejonte të punonte dhe se do ta vriste, nëse gënjen.
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë nisi procedurë kundër 50-vjeçarit nga Tetova, i dyshuar për veprën penale të rrezikimit të sigurisë, pasi, sipas prokurorisë, ai e frikësoi gruan e tij me kërcënime serioze, gjatë një incidenti të dhunës në familje.
Gjykatës kompetente I është dorëzuar propozimi për caktimin e masës ligjore të paraburgimit.
Sipas procesit të deritanishëm hetimor, më 20 korrik, përpara se gruaja e tij të jepte një deklaratë në prokurori në lidhje me një raport të mëparshëm për dhunë në familje, ai u përpoq ta frikësonte që ajo ta ndryshonte deklaratën e saj.
Ai kërkoi që gruaja të thoshte se incidenti i mëparshëm nuk kishte ndodhur, se të dy ishin pajtuar dhe jetonin së bashku pa probleme. Pasi mësoi se ajo i qëndronte besnike deklaratës së saj të mëparshme, ai e kërcënoi me telefon se do ta vriste, prandaj ajo më nuk u kthye në shtëpi.
I dyshuari më pas shkoi në vendin ku punonte gruaja e tij, m’çrast filloi t’i bërtiste para shefit të saj, duke I thënë se asaj do t’ia ndalonte punën atje dhe se nëse do ta gënjeta, do ta vriste.
Ai gjithashtu përsëriti kërcënimet ndaj prindërve të viktimës, të cilat, sipas prokurorisë, i shkaktuan gruas ndjesi frike, pasigurie dhe kërcënimi.