Prezantuesja Arbana Osmani e ka nisur fundjavën në një atmosferë familjare dhe të ngrohtë.
Ajo ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale.
Në postimin e bërë në Instagram, Arbana shfaqet pranë fëmijëve të saj, të cilët i qëndrojnë në prehër. Pamjet pasqyrojnë një mëngjes të qetë dhe plot afeksion, shkruan “Kosovarja”.
Fotografitë janë shoqëruar me një ndjesi thjeshtësie dhe dashurie, duke treguar një anë intime të prezantueses larg angazhimeve televizive dhe jetës publike.





