Zv/ drejtori i doganave Irfan Buçi së bashku me disa biznismen kanë vendosur që të financojnë që çdo shkollë në Çair të ketë nga një klasë senzorike për fëmijet me nevoja të veçanta.
Buçi sot së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmin, ministrin e Arsimit, Arbër Ademin dhe kryetarin e Çairit, Visar Ganiun hapën klasën senzorike në Çair.
Buçi ka falenderuar liderin e BDI-së, Ahmetin dhe miqt bashkëpuntor që ndihmuan dhe do të ndihmojnë që shkollat në Çair të kenë edhe klasa për personat me nevoja të veçanta.
“Me mbështetjen e liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti sot u hap një klasë senzorike për fëmijët me nevoja të veqanta.
Së shpejti do të formohet një fond i cili ka për qëllim krijimin e kushteve optimale për fëmijët me nevoja të posaçme.
Në të gjitha shkollat do të mundësohet nga një klasë (dhomë senzorike) për nevojat e fëmijëve autik, paralizë cereblare dhe me daun sindrom etj.
Fillimisht, faleminderimet publike i takojnë kompanive Neptun dhe Gemak për mbeshtetjen e kësaj iniciative të z. Ahmeti.
Faleminderim edhe për kryetarin Visar Ganiu për bashkpunimin shumë të sinqert për realizimin e këtij projekti!
Gatishmëri për ta mbështetur këtë projekt kanë shprehur edhe kompani të tjera të cilat vullnetarisht po kyçen në këtë nismë fisnike” ka shkruar Buçi.