“Me i thanë qetash Serbisë qe merre Kosovën ajo…”, Driton Tali godet Baton Haxhiun

Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka kujtuar një deklaratë të gazetarit Baton Haxhiu për Asociacionin.

Haxhiu, 5 vite më parë, kishte thënë se edhe “me ia fal Serbisë, Kosovën, ajo nuk e merr”, përcjell Bota sot.

Tali ka vlerësuar se Haxhiu është mësues i analistëve në vend.

Reagimi i Talit në Facebook:

Baton Haxhiu, para 5 vite, në Radio Urban, duke u mundu me arsyetu Zajednicën.

“Me ja fal, me i thanë qetash Serbisë qe merre Kosovën ajo nuk e do”.

“Nëse dilni veç jashtë kufirit diku 30 km prej Kosovës nuk është asnjë shtëpi, në të vërtet ka shtëpi, por janë të zbrazta. Nëse 30 km jashtë Kosovës nuk ka asnjë shtëpi, ku i duhet Kosova?!”.

PS: a ka nevojë me cek që Batoni është mësues dhe idol i shumicës së këtyre analistëve?/BS