Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit -5 gradë, në Kriva Pallankë janë matur -4, në Shkup – Petrovec – 3. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli me dy gradë, informon LAMM.
Në Kodër të Diellit ka edhe më shumë borë 34 centimetra, në Krushevë shtresa e borës është 18, ndërsa në Hanet e Mavrovës 11 centimetra.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 6 deri 11 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë.



