Ministri për transport, Aleskandar Nikolovski, i shoqëruar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, kanë vizituar punimet në rrugën hekurudhore Zelenikov – Qendër. Nikollovski premtoi që kjo linjë hekurudhore do të lëshohet në përdorim në shtator, transmeton Portalb.mk.
“Deri në qershor do të përfundojë linja e parë e Trenit të Qytetit nga Zelenikovo nëpërmjet Draçevës, Kisella Vodës, Aerodromit deri në stacionin hekurudhor të Shkupit, dhe me fillimin e vitit shkollor në shtator, do ta vëmë në shërbim. Për dy linjat e mbetura, do të shpallim një tender këtë vit, i cili do ta shkurtojë afatin me një vit, dhe deri në vitin 2027, Treni i Qytetit do të jetë plotësisht i përfunduar në të tre linjat”, premtoi Nikollovski.
Nikollovski theksoi se me blerjen e autobusëve, planifikohet që treni i qytetit të lëviz çdo një orë, i cili vlerësoi që deri në fund të vitit 2027 të jenë funksional tri linja hekurudhore.
Ndryshe, ministri Aleksandar Nikollovski në maj të vitit të kaluar kishte premtuar se kjo linja e parë hekurudhore nga Zelenikova do të jetë gati deri në fund të vitit 2025-të.
Kryeministri Hristijan Mickoski më 14 maj njoftoi për një “bum infrastrukturor” në hekurudhat e Maqedonisë. Rikonstruim të të gjithë linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 (Tabanoc-Gjevgjeli) dhe modernizim të trenave të udhëtarëve që do të lëvizin me një shpejtësi mesatare prej 160 kilometrash në orë.



