Herët në mëngjes Nënkoloneli I ARMV-së, nga Republika Qendrore Afrikane ka arritur në Shkup.
“Fluturimin e ka kaluar mirë dhe është akomoduar në Klinikën Infektive. Drejtorja e Klinikës Dr. Milena Stevanoviq, na ka njoftuar se Nënkoloneli është situatë të mirë dhe stabile” – ka shkruar në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska.
Ministrja Sheqerinska në postimin në Facebook I dëshiron shërim të shpejtë ushtarakut të ARMV-së duke falënderuar Klinikën Infektive dhe të gjithë tjerët që morën pjesë në evakuimin mjekësor.
Nënkoloneli I Armatës që kishte marrë pjesë në një mision evropian në Republikën Qendrore Afrikane në Shkup është sjellë me evakuim mjekësor, prej se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. /KlanMacedonia