Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast, ku dy shtetas të Kosovës, duke ua marrë të tjerëve dokumentet, kanë tentuar të hyjnë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit në Tabanoc.
Rasti ka ndodhur në ora 01:00 të mëngjesit të sotëm.
G.S.(31) dhe K.A.(32) nga Kosova, janë ndaluar në stacionin policor në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.