Me dedikim prekës, Rita Ora kujton miken e saj të ndjerë Caroline Flack

Prezantuesja e njohur, Caroline Flack, ditën e djeshme është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër.

Lajmi për vdekjen e saj erdhi pas problemeve që kishte pasur me të dashurin i cili akuzoi për sulm fizik.

Vdekja e saj i ka prekur të gjithë e nuk ka munguar as reagimi i këngëtares shqiptare Rita Ora e cila e kishte mike të afërt.

“Caroline ishe një dritë e vërtetë për këdo që e ke takuar. Unë akoma mund të të dëgjoj duke qeshur tani, të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Unë ndjehesha e bekuar që të kisha shoqe. Shpresoj se vdekja jote nuk është e kotë dhe një mësim mësohet sot. Le t’i themi ndal poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë. Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë, familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack dhe familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike”, ka shkruar ndër të tjera Rita.