ShowBiz Me bluzën “Liria ka emër” veshur, Xhuli Nura vendos flamurin kuq e...

Me bluzën “Liria ka emër” veshur, Xhuli Nura vendos flamurin kuq e zi në murin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova

Xhuli Nura po vazhdon të jetë një prej banoreve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.

Duke qenë protagoniste rreth shumë situatave në shtëpinë e famshme, Xhuli këtë herë këtë e ka bërë duke vendosur flamurin kuq e zi në murin e dhomën së ndenjës.

Përveç kësaj, Xhulin kishte të veshur gjithashtu një bluzë sportive me mbishkrimin “Liria ka emër” dhe emblemën e UÇK-së teksa vendoste flamurin shqiptar.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Xhuli u ndihmua edhe nga banoret e tjera Vivien dhe Mbresa për të kënduar disa këngën patriotike duke krijuar një atmosferë festive në shtëpi.

Ndryshe, sonte në ‘Prime’-in e radhës pritet që të largohet njëri prej banorëve të nominuar. E fundit që la përfundimisht garën në BBVK ishte këngëtarja e njohur, Ana Kabashi.

Kujtojmë që banorët e mbetur po konkurrojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/