Aktgjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prilli”, sulmit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017-të do të publikohet më 26 korrik.
Mbrojtësi i të akuzuarit Vlladimir Atanasovski, Antonio Apostollski ka kërkuar që Atanasovski dhe të akuzuarit tjerë në lëndë të lirohen nga aktakuza, sepse Prokuroria nuk dëshmoi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen.
Në rastin “Organizatorët e 27 prillit” të akuzuar janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski si dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski.




