Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka kërkuar të miratohet vendimi për hapjen edhe të katër pikave tjera kufitare.
“Kërkesa e MSH-së, është që të plotësohet dhe ndryshohet pika 5 e vendimit të qeverisë të datës 31 maj 2020, ku u hapën pikat kufitare Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë”.
“Është parë e domosdoshme që shkaku i fluksit të qytetarëve, të hapën edhe pikat kufitare Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibabë dhe Mutivodë”, është shprehur Zemaj.
Zemaj, poashtu ka bërë të ditur se sot do t’u shpërndahet manuali për mbrojtje ndaj COVID-19, të gjitha institucioneve publike e private.