​Qeveria e shtyn për nesër rishikimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt, ka vendosur që prej datës 22 të këtij muaji të hapen për qarkullim edhe katër pika kufitare.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është votuar edhe plotësimi dhe ndryshimi i rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

Hoti ka njoftuar se rishikimi i buxhetit, shtyhet për mbledhjen e nesërme për shkak se ende nuk i kanë marrë të gjitha raporte nga institucionet buxhetore.