Më 17 shkurt Albin Kurti do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Albin Kurti ka vendosur që homazhet e para te varri i presidentit Ibrahim Rugova si kryeministër t’i bëjë në Ditën e Pavarësisë.

Për këtë Kurti shpesh është komentuar, madje edhe nga partnerët e koalicionit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kishte thënë se vizitën te varri i Rugovës Kurti le ta bënte nëse e beson këtë dhe nëse jo mos ta bënte, edhe pse sipas Hazirit nuk ka arsye.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi zbuloi agjendën e krerëve institucionalë për Ditën e Pavarësisë.