Me 16 dhjetor presidenti Pendarovski do të mbajë fjalimin vjetor

Presidenti Stevo Pendarovski me 16 dhjetor do të mbaj fjalim para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky do të jetë fjalimi i dytë me radhë i presidentit Pendarovski para shtëpisë ligjdhënëse, i pari para përbërjes së re parlamentare, që kur Pendarovski është zgjedhur në këtë pozitë, respektivisht që prej zgjedhjes së tij në vitin 2019.

Sipas nenit 85 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës e njofton Kuvendin për çështjet nën kompetenca të tij, më së paku një herë në vit. Kuvendi mund të kërkojë mendimin e presidentit për çështje që janë nën kompetenca të tij.