Me 1 shtator nis viti i ri shkollor

Për prindërit ka nisur gara për të siguruar gjithçka që u nevojitet fëmijëve për t’u rikthyer në bankat shkollore. Në libraritë e vendit, këtë fund gushti janë shtuar blerësit. Çanta, fletore, lapsa, ngjyra, mjete për vizatim dhe materiale të tjera shkollore janë ndër produktet që kërkohen më shumë këto ditë.

Çmimet ndryshojnë në varësi të cilësisë dhe markës së produkteve. Për disa familje, përgatitja për shkollë është një shpenzim i konsiderueshëm, sidomos kur në familje ka më shumë se një fëmijë që ndjek mësimin.

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se, për pajisjet bazë, prindërit shpenzuan mesatarisht rreth 3 mijë denarë për fëmijë, ndërsa për nxënësit që nisnin klasën e parë, kur duhet blerë pothuajse gjithçka nga fillimi, shpenzimet arritën edhe deri në 10 mijë denarë.

“Me thanë të drejtën, tash ja kemi nis me shpenzu edhe hiç s’e dim sa kanë me na dal, po varet kush si është me t’marme. Dikush, në qoft se është me rrogë më të mirë, në përgjithsi shtrejt janë cmimet”, deklaroi prindi.

“Si vitin e kalum, edhe këtë vit s’kom pa naj rritje, dmth cmimet janë të njejta”, u shpreh nxënësi.

Shitësit thonë se ditët para fillimit të vitit shkollor janë ndër periudhat më të ngarkuara, ndërsa kërkesa për pajisje shkollore pritet të rritet edhe më shumë pas nisjes së viti shkollor, kur do të dihen qartë edhe kërkesat që kanë mësuesit e lëndëve të vecanta.

Edhe ata thonë se prindërit blejnë gjërat e domosdoshme gjithmonë në pajtueshmmëri me buxhetin. Sipas tyre, cmimet nuk kanë lëvizje nga ato të një viti më parë.

“Si vitin e kaluar, edhe sivjet janë cmimet pothuajse të njejta, në disa artikuj ka dhe lirime. Si produkt me cmim më të lartë është vetëm canta, momentalisht kemi prej 1000 deri ne 3000 denar. Me 1.500 denar furnizohet një nxënës prej klasës parë deri në klasën e katërt. Prej gjithave material ka cmime të ndryshme, varëshit kualitetit, ka fletore 15 denar, ka fletore 30 denar, ka lasp 10 denar, ka lasp 30 denar, varsisht nga kualiteti. Për një fëmijë, mesatarisht, qe ta zëmë maksimum, në qoft se e fusim edhe një cantë, 3000 denar”, theksoi shitësi në librari.

Një lehtësim për prindërit është masa qeveritare për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore, shporta shkollore, e cila vitin e kaluar solli kursime prej 750 deri në 2 mijë denarë për nxënës. Sa do arrijnë të kursejnë sivjet, prindërit do ta mësojnë pasi të kompletojnë fëmijët me gjithçka që u duhet. përcjell Zhurnal.mk .