Më 1 korrik Reeker për vizitë në Ohër

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të zhvillojë një sërë vizitash në Europë, për t’u ndalur edhe në Shqipëri e më pas në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor