Juventusi sot do të përballet me Interit në kuadër të Serie A.
Mesfushori i “Zonjës së Vjetër” ka paralajmëruar kundërshtarët para derbit, shkruan lajmi.net.
“Juventus-Inter është me të vërtetë një ndeshje e rëndësishme, megjithëse duhet thënë se këtu në Itali të gjitha ndeshjet janë shumë të forta dhe aq më tepër ndeshja kundër tyre dhe këtë vit edhe më shumë duke marrë për bazë renditjen dhe duke pasur parasysh se Serie A është kompeticioni më i rëndësishëm që ne luajmë”, ka thënë fillimisht McKennie.
“Nëse arrijmë të marrim tre pikët, do të ktheheshim në krye të renditjes, por çështja është se të gjitha ndeshjet e tjera pas kësaj do të jenë gjithashtu vendimtare, nëse kaloni në krye të tabelës pas kësaj ndeshje ju duhet të vazhdoni të qëndroni atje”, vazhdoi ai.
Ky duel do të jetë i rëndëisshëm para se gjithash për shkak se një fitore e “Zonjës së Vjetër” do t’u siguronte atyre kreun e tabelës, ndërsa Interi në rast fitoreje do të rriste epërsinë në pesë pikë ndaj tyre.
Ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.