McGregor do të rikthehet në ring

Conor McGregor thotë se do të boksojë sërish, se historia e UFC-së nuk ka përfunduar.

McGregor planifikon të kthehet në ringun e boksit në një moment.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, në një intervistë për ‘Sky Sports’.

Ai tha se boksi është dashuria e tij e parë dhe se rikthimi i tij do të ndodhë.

“Boksi është dashuria ime e parë në sportet luftarake. Kam kaluar shumë mirë herën e fundit që kam qenë atje.

Natyrisht, kthimi im do të jetë për UFC – kjo histori nuk ka përfunduar, në fakt ajo sapo po shkruhet, është vetëm fillimi”, ishin fjalët e tij, përcjell lajmi.net

McGregor nuk ka konkurruar brenda tetëkëndëshit që kur theu këmbën në fillim të një lufte me Dustin Poirier në korrik 2021.