MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit

Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok është bërë menjëherë virale, duke marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë atmosferës të festivalit “Sunny Hill”, ku reperi i njohur MC Kresha ka dhuruar një moment mjaft emocional për të pranishmit.

Teksa po shijonte festivalin dhe po këndonte njëzëri me bashkëpunëtorin e tij të pandashëm, Lyrical Son, si dhe me fansat e shumtë që ndodheshin pranë tij, MC Kresha ka bërë një gjest plotësisht të papritur. I rrëmbyer nga energjia e turmës dhe emocioni i natës, reperi ka hequr orën nga dora e tij për ia dhuruar një prej fansave në turmë.

Pamjet në TikTok, me mbishkrimin “MC Kresha të dhuron orën e tij”, u bënë menjëherë virale në rrjet.

Komentet janë mbushur me lavdërime për thjeshtësinë dhe bujarinë e artistit, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më emocionuese të festivalit të sivjetshëm