Mc Kresha befason me përgjigjen kur pyetet se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”

Reperi Mc Kresah shumë herë ka treguar publikisht se është i dhënë pas sporteve, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artisti ishte i ftuar në emisionin “Ekipi Evropian”, ku komentoi lidhur me ndeshjet në “EURO 2020”.

Ai analizoi në detaje disa raste të kombëtareve që janë pjesëmarrëse në “Evropian”, ndërsa tregoi edhe për kë bën tifo.

Kresha tha se është tifoz i kombëtares së Turqisë, duke befasuar të gjithë që prisnin të thotë emrin e ndonjë prej skuadrave kryesore.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mc Kresha është “Criminal Immigrant” në bashkëpunim me Lyrical Son.

Reperi u martua dy vite më parë, ndërsa vitin e kaluar u bë baba për herë të parë. /Lajmi.net/