Mbytet në Durrës një i moshuar

Një i moshuar është mbytur këtë të hënë në bregdetin e Durrësit. 75-vjeçari B.S., banues në Durrës është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1 të këtij qyteti. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews