Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

“Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë”, ka thënë Policia rajonale e Freizajt.

Policia ka thënë se sapo të përfundojë protesta do të njoftoheni me kohë.

Dy të rinj u plagosen me armë zjarri në fshatin Gotovushë, ndërsa Prokuroria Themelore ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një të dyshuari shqiptar, i cili u arrestua menjëherë pas incidentit. Plagosja e dy serbëve në afërsi të fshatit Drajkovcë të Komunës së Shtërpcës u dënua ashpër nga zyrtarë serbë, kosovarë dhe ndërkombëtarë.