Real Madrid e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës, shkruan lajmi.net.
‘Mbretërit’ gjetën golin me anë të Karim Benzema fillimisht, kurse golin e dytë e gjeti Fede Valverde.
Barcelona tentoi të mbante posedimin e topit, por në dy raste e gjeti veten të zbuluar, me ‘Mbretërit’ me shumë përvojën që nuk falën asgjë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet që do të bëhen për pjesën e dytë. Kjo pjesë e parë tregoi një Barcelonë ‘të humbur në fushë’.




