Ka përfunduar pjesa e parë në ‘El Clasico’.
Pjesa e parë në ‘Camp Nou’, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Vinicus Jr.
Të dy skuadrat gjatë 45 minutave të parë zhvilluan lojë të qetë.
Në një ndeshje të madhe si kjo janë gjërat e vogla që vendosin, andaj për të shmangur një gjë të tillë ata treguan një lojë të matur.
Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një kundërsulmi shënoi braziliani.
Ndeshja pavarësisht që kishte lojë të qetë sa i përket rasteve e tillë nuk ishte me duele.
Kjo pasi në minutën e 26’ Vinicius Jr dhe Gavi u ‘kapën’ me njëri-tjetrin.
E përplasja e tyre bëri që gjyqtari të ndajë kartonë të kuq për dyshen në fjalë.
Përveç tyre me të verdhë u ndëshkuan edhe Sergi Roberto dhe trajneri katalanas, Xavi.
Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit u mbyll 1:0 në favor të Barcelonës.