Mbyllet një objekt në Kumanovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se mbrëmë rreth orës 21:50 nëpunësit policor të SPB-Kumanovë kanë mbyllur një objekt lojërash kompjuterike në rrugën “Vlladimir Nazor” në Kumanovë në pronësi të R.I (23). Gjatë kontrollit në objekt u gjetën edhe 13 persona.

Pasi rasti është dokumentuar plotësisht, sipas nenit 206 të Kodit Penal do të ngritet akuzë adekuate – “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.