Është mbyllur para pak minutash dita e dytë e debatit mbi propozimin francez. Edhe gjatë ditës së sotme, ashtu si dhe dje, nuk kanë munguar tensionet dhe fishkëllimat me surle nga ana e opozitës maqedonase, ndërsa nuk munguan as sharjet dhe fyerjet deri te përplasja fizike mes Dimitar Apasievit të Levicës dhe Martin Kostovski nga LSDM-ja. Vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 11:00, ku kanë ngelur dhe tre deputet për të marrë fjalën dhe me gjasë pas përfundimit të debatit do të votohet edhe propozimi në fjalë.
Lajme Debati për propozimin francez, vazhdon të shtunën në orën 11:00