Mbyllen çerdhet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim në mbledhjen e sotme mbylljen e plotë të çerdheve në vend. Këtë e ka bërë të ditur minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.

“Pas shumë diskutimeve është vendosur të vazhdojnë edhe dy javë të tjera, një pjesë do të shtohen ashtu siç kemi paralajmëruar në vendim. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021 “, ka thënë Vitia.Po ashtu studentët për t’iu mundësuar regjistrimi në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.