Mbushës të njëjtë për të gjithë telefonat e mençur, kërkon Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian (PE) ka mbështetur rregulloren ligjore që do ta bëjë të detyrueshëm përdorimin e karikuesve ‘USB-C’ në pajisjet elektronike si telefonat e mençur, tabletët dhe kamerat të shitura në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së të mbajtur në Strasburg u diskutua ndryshimi i rregullores që synon standardizimin e portave të ndryshme të karikimit të pajisjeve të ndryshme elektronike si ‘USB-C’, ‘Micro USB’ dhe ‘Lightning’, si dhe reduktimin e mbetjeve elektronike.

Deputetët miratuan dokumentin që përcakton qëndrimin negociues për rregulloren, i cili përcakton se të gjithë telefonat, tabletët dhe kamerat digjitale të shitura në vendet e BE-së duhet të kenë një formë të karikimit.

Sipas dokumentit, ‘USB-C’ do të jetë forma standarde e karikimit.

Pajisjet si telefonat e mençur, tabletët, kamerat digjitale, kufjet, konzolat e videolojërave dhe altoparlantët do të kenë formën e karikimit ‘USB-C’. Sipas kësaj, një karikues i vetëm mund të përdoret në pajisje të ndryshme elektronike.

Konsumatorët nuk do të duhet të blejnë kabllo dhe karikues për pajisjet e tyre të reja.

Pajisjet e vogla si orët inteligjente, shiritat e dorës dhe pajisjet shëndetësore do të përjashtohen nga rregulli i përmendur i ‘USB-C’.

Me këtë aplikacion synohet reduktimi i mbetjeve elektronike. Pas kësaj faze, PE dhe Këshilli Evropian do të negociojnë versionin përfundimtar të rregullores.

Aktualisht, shumica e pajisjeve Android karikohen përmes ‘USB-C’. Laptopë të rinj me kufje dhe pajisje të tjera të ndryshme përdorin gjithashtu të njëjtin formë. Kjo rregullore pritet të prekë kompaninë Apple në veçanti.

Apple përdor forma të ndryshme të quajtur ‘lightining’ te telefonat e mençur, te disa tableta dhe te kufjet. Kompania preferon karikues ‘USB-C’ në iPad-ët dhe në laptopët e saj të rinj.