Mbrojtja e Thaçit do të përdor dëshmitë e Albright dhe Holbrooke

Në konferencën përgatitore të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për paraqitjen e provave nga pala mbrojtëse, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit ka bërë të ditur se në listën e dëshmitarëve të saj përfshihen figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë dëshminë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe Richard Holbrooke.

Duke e ditur që dëshmitë mund të pranohen me shkrim, avokati Pierre-Richard Prosper deklaroi gjatë seancës se mbrojtja ka një numër të gjerë dëshmitarësh, disa prej të cilëve janë emra të njohur në diplomacinë ndërkombëtare.

“Kemi një numër të gjerë dëshmitarësh. Nuk mund t’i them emrat në publik, por bëhet fjalë për persona me ministaturë të lartë, si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori… Informacioni që kemi është shfajësues dhe është e rëndësishme për ta vendosur në kontekst,” tha Prosper, duke shtuar se dëshmitë lidhen drejtpërdrejt me pretendimet e Prokurorisë.