Mbrojtja Civile e Gazës tha se shumë person janë plagosur pas një sulmi ndaj civilëve që prisnin ndihmë në Gaza.
“Ka qindra të plagosur. Llojet e lëndimeve janë të pabesueshme. Disa njerëz kanë humbur gjymtyrët e tyre”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal nga spitali Al Shifa në Gaza, ku po transferohen shumë nga të plagosurit nga ky sulm.
Basal shtoi se ekuipazhet e mbrojtjes civile janë ende duke u përpjekur për të arritur të plagosurit, por janë duke u bllokuar nga forcat izraelite, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Civilët u shënjestruan nga forcat izraelite në rrethrrotullimin e Kuvajtit në Gaza, ku u mblodhën për të marrë thasë me miell”, shtoi Basal.




