‘Mbreti i ri i tenisit’ zgjedh formacionin e ëndrrave, Alcaraz befason të gjithë me njohuritë rreth futbollit

Carlos Alcaraz, i cili u shpall mbreti i ri i Wimbledon pasi fitoi finalen e madhe ndaj Novak Djokovic, njihet edhe si njohës i futbollit pasi së fundmi ka publikuar një “formacion të ëndrrave”.

Pas një përballje maratonë prej katër orësh e 42 minutash, spanjolli triumfoi me rezultatet 3-2 apo më sete (1-6, 7-6, 6-1, 3-6, 6-4).

Me këtë fitore të Grand Slam, Alcaraz befasoi të gjithë me nivelin e treguar dhe talentin që posedon, duke u cilësuar tashmë si e ardhmja e tenisit.

Megjithatë, 20-vjeçari është edhe një njohës i futbollit pasi këtë e ka treguar disa herë.

Mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar “formacionin e ëndrrave” të Alcaraz dhe zgjedhjet e tij janë thjeshtë brilante.

Në portë, Alcaraz ka zgjedhur Iker Casillas, ndërsa në mbrojtje emra si Cafu, Sergio Ramos, Carles Puyol dhe Roberto Carlos.

Në mesfushën e formacionit të tenistit spanjoll zënë vend legjenda Zinedine Zidane, Luka Modric dhe Andres Iniesta.

Në sulm, Alcaraz ka zgjedhur Lionel Messin, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldon.

Formacioni më i mirë në histori sipas Alcaraz: