‘Mbretëresha e Twerkut’ e gatshme për Londrën pasi partneri i saj Jakub Kiwior nënshkroi për Arsenalin

Claudia Kowalczyk ishte plot krenari derisa partneri i saj, Jakub Kiwior, e nënshkroi kontratën me Arsenalin.

30-vjeçarja ishte e pranishme në momentin e zyrtarizmit të mbrojtësit polak te Topçinjtë nga Spezia për 24 milionë euro.

Ajo e ka publikuar një fotografi të arritjes së partnerit të saj në profilin në Instagram, ku ndiqet nga afro 60 mijë fansa.

(Foto: Instagram/claudia.redheaded_babe)

“Shumë krenare. Ti e meriton”, ishte përshkrimi i saj, ndërsa më pas i ka falënderuar të gjithë fansat për mesazhet që i ka marrë pas kalimit të 22-vjeçarit në Emirates.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja. Nuk mund t’jua kthej të gjithëve, por e vlerësoj shumë! Londër jam gati”.

Claudia është vetëshpallur si ‘mbretëresha e twerkut’, pasi në vitin 2017 e kishte fituar këtë titull në një garë në Gjermani. Po ashtu, ishte gjysmëfinaliste e Kampionatit të Twerkut në vitin 2018. Aktualisht, ajo është nikoqire e Kampionatit Polak të Twerkut.