Mbresa e provokoi se nuk e njeh Republikën tonë, Stresi: Kur e njoh unë, ti s’ke qenë as gjallë

Banori i shtëpsië së Big Brother VIP Kosova, Stresi në bisedë me Brunon ka reaguar ndaj fjalës së Mbresës e cila sipas tij e provokoi duke i thënë se Stresi nuk e njeh Republikën e Kosovës.

“Mbresa pak më parë deshi të më godite nën brezën,më tha ti nuk e njeh Republikën e Kosovës, po kur e njoh unë Republikën e Kosovës ti ende në plan nuk ke qenë, ende në klasë të parë”, ka thënë Stresi

Ndër tjera ai u shpreh se kur familja e tij ka qenë duke ndihmuar popullin e Kosovës,Mbresa nuk ishte ende gjallë.

“Kur ka mbaru lufta, ajo ka qenë duke marrë gji nga nëna e vet, ajo ka lindë atëherë kur familja ime ngarkonte kamionat për t’i dërguar këtu, unë nuk i thash asgjë vetëm kishte qenë më e hijshme të ishte dhe një flamur kuq e zi”, shtoi ai.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.