Mbledhje e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Në selinë e NATO-s në Bruksel sot do të mbahet takimi i rregullt i Komitetit Ushtarak të Aleancës, në formatin e shefave të shtabeve të përgjithshme. Sipas agjendës, në takim pritet të bisedohet për planifikimet strategjike, ushtarake si dhe për përshtatjet e NATO-s deri në vitin 2030, respektivisht për operacionet, misionet dhe aktivitetet e këtij blloku.