Nuk dihet nëse kryeminstrit Albin Kurti është kthyer nga Greqia pasi ëshë njoftuar se ai sot vjen në Kosovë.
Sidoqoftë mbledhja e Qeverisë po udhëhiqet nga zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.
Ende nuk dihet se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.
Ndryshe, Kurti ndodhet në vizitë zyrtare në Greqi.
Këtë e ka konfirmuar sot Perparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti.
“Ai është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Kurti ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.
Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë.
Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Qeverisë.




