Thirrjet raciste dhe mbishkrimet kundër shqiptarëve vazhdojnë të jenë prezente nëpër shumë lokacione të kryeqytetit, shkruan gazeta LAJM. Një fotografi me një mbrishkrim të tillë ku kërkohet vdekja e shqiptarëve (SMRT ZA SIPTARI) është denoncuar në Facebook nga faqja “Zlostorstvo od Omraza” (krime nga urrejtja). Por, në këtë faqe është publikuar edhe një video ku shihet se si ky mbishkrim racist është mbuluar nga një grafit artistik me porosi pozitive që është vizatuar nga dy të rinjtë, Kamelija Kalamernikova dhe Pande Evtimov. Grafiti është vizatuar në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku shumica dërmuese e banorëve janë maqedonas./Gazeta LAJM








