Mbi ujërat e trazuara të kohës, shqiptarët i përdoren barkat fetare për të shpëtuar anijen e madhe kombëtare

Shkruan: Prof. Dr. Skender Asani

Një komb si shqiptarët do ta kishte vështirë t’iu mbijetojë furtunave të kohës, sikur t’mos
e kishte të zhvilluar sensin e harmonisë së brendshme fetare. Historia njeh jo pak
luftëra fetare, jo vetëm në mes të shteteve dhe kombeve rivale por edhe
brendakombëtare. Madje ky është një fakt paradoksal, sepse këto luftëra
brendakombëtare kanë ndodhur pikërisht te disa kombe që kanë njohur trende mjaft të
avancuara të zhvillimit ekonomik, social e kulturor, siç mund të jenë, bie fjala irlandezët,
anglezët, në Perendim, tek të cilët edhe sot përderisa po flasim, ka konflikte në mes të
katolikëve dhe protestantëve, apo tek hindusët në Lindjen e largët, ku përleshjet në mes
të budistëve dhe myslimanëve janë pjesë e përditshmërisë së këtij kombi.

Historia e shqiptarëve bën përjashtim cilësor kur është në pyetje çështja e besimit fetar,
dhe një njeri i painformuar, që nuk ka njohuri paraprake mbi shqiptarët, do të mendonte
se ata i takojnë vetëm një besimi fetar.

Kjo edhe për faktin se gjatë procesit të formimit
dhe zhvillimit si komb, shqiptarët arritën të fermentojnë në vetëdijen e tyre kolektive
unitetin e brendshëm mbi baza të përbashkëta, që ishin gjuha dhe kombi. Dhe ngjarjet e
historisë na kanë dëshmuar se dëshmorët e gjuhës dhe të kombit vinin nga pjesëtarë të
besimeve të ndryshme fetare, të cilët luftërat identitare i kishin zhvilluar në fronte të
përbashkëta. Ata vinin, thënë figurativisht, nga rrjedha të ndryshme të besimeve fetare, por derdheshin në
një pellg që quhej komb, që i bashkonte këto rrjedha dhe iu jepte fuqinë e përballimit me
sfidate ndryshme të kohës.

Për ta ilustruar këtë, mjafton të bëjmë një shëtitje të shkurtër nëpër faqet e historisë ku
do të ndeshim plot fotografi të prijësve shqiptarë, të ciltë vinin nga besime të ndryshme
fetare, por që ishin të ulur pranë tryezave të përbashkëta të kuvendeve kombëtare, siç
ishte, bie fjala Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Pavarësia e
Shqipërisë, deri te ditët tona , siç është edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ngjarje
këto të cilat ishin të mëdha edhe për faktin se u dizajnuan si përpjekje të përbashkëta të
myslimanëve dhe të krishterëve shqiptarë.

“Ishte, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarë të ardhur nga veriu e
nga jugu, nga lindja e perëndimi, ku pamë krah për krah gegë e toskë, të krishterë dhe
myslimanë, hoxhë dhe priftërinj.”

Kështu do të shkruante në një editorial, që do ta botonte në gazetën “Lirija” më 1908,
kryetari i Kongresit të Manastirit, Mithat Frashëri.
Kur jemi te Kongresi i Manastirit, një ngjarje kjo që këtyre ditëve po shënohet me
aktivitete të shumta kulturore e shkencore në ITSHKSH, duhet veçuar edhe një moment
mjaft interesant që shpreh më së miri mirëkuptimin dhe respektin që kishin
përfaqësuesit e Lëvizjes kombëtare shqiptare të cilin vinin nga besime dhe praktika të
ndyrshme fetare.

Ishte fjala e fuqishme dhe argumentuese e Gjergj Fishtës para delegatëve të Kongresit
të Manastirit ajo që krijoi një situatë tejet emocuonuese në sallë. Fjalimin e tij ai
përfundoi me këto fjalë:

‘Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të
bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë
më i dobishmi për ta zgjuar popullin’. Ai gjithashtu tha: ‘Armiqtë që e rrethojnë
Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat, por nëse ne nuk
mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe
nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbë të territorit tonë.’
Pas këtyre fjalëve, të gjithë të pranishmit , myslimanë dhe të krishterë, u ngritën në
këmbë dhe me lot në sy i duratrokitën Gjergj Fishtës, dhe kur po zbriste nga podiumi,
hoxhë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli
shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi duke i rrjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë, sa
emcionuese, po aq edhe dramatike për nga kuptimi i saj, sipas dëshmive të
historiografisë shqiptare dhe të huaj, i dha kahje vendimtare rrjedhës së Kongresit të
Manastirit, sepse një hoxhë po e përqafonte një prift në shenjë miratimi të vendimeve

përfundimtare që shpien në unifikimn e alfabetit të gjuhës shipe. Pra, jo ratësisht po e
veçojmë këtë rast sepse kishte tendenca nga qarqe të ndryshme të shteteve shoveiste
fqinje që iu pengonte suksesi i shqiptarëve në arritjen e në alfabetit të përbashkët dhe
një propagandë e tillë mundohej madje të mbjell defetizëm dhe përçarje te shqiptarët,
duke i nxitur ata, sidomos muslimanët, që ta kundërshtojnë një alfabet latin, i cili sipas
tyre ishte i krishterëve.

Kur ndërroi jetë Gjergj Fishta, në varrimin e tij morën pjesë personalitete të shumtë nga
paria shqiptare e kohës, mirëpo fjalimin më emocinues mbi varrin e ti, më 31 dhjetor të
vitit 1940, e mbajti Hafiz Ali Kraja i cili njihej si një ndër intelektualët e famshëm
mysliman nga qyteti i Shkodrës. E veçanta e këtij fjalimi është fakti se si një hoxhë i
thurri një tekst të tillë aq të bukur një prifti, ndonëse siç dihet, këta dy personalitete,
Gjergj Fishta dhe Hafiz Ali Kraja, kishin një miqësi të hershme në mes veti dhe ata çdo
vështirësi apo mosmarrëveshje në mes të banorëve të qytetit e tejkalonin me mençuri
dhe largpamësi.

Te shqiptarët, siç dihet, dominon besimi Islam dhe kjo përkatësi fetare nga shumë kush
është shikuar në këndvështrime të ndryshme, madje janë shprehur edhe skepticizma të
caktuara. Prandaj, jo rastësisht ka jo pak njerëz në të kaluarën por edhe sot, që
mendojnë se përkatësia fetare Islame e shqiptarëvë është pengesë për t’u integruar në
familjen e madhe evropiane. Sipas këtij diskursi, Evropa e krishterë heziton t’i pranojë
në gjiun e saj shqiptarët, prandaj ata duhet ta ndërrojnë fenë për t’u bërë evropianë të
denjë.

Mirëpo këtyre pikëpmajeve të gabuara, që herët iu kishe kundërvënë pikërisht poeti i
madh kombëtar Gjergj Fishta, duke u shprehur se “në rast se ata nuk na duan në një
shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan musliman, atëherë na kristianët, do ti
shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman
shqiptarë”.

Kjo tregon se mes krerëve të besimeve fetare tek shqiptarët, jo vetë që ka ekzistuar një
harmoni e mrekullueshme fetare, por kjo harmoni ka qenë model inspirimi për forcat
intelektuale e politike në momente e kohë të ndryshme.

Mjafton të rishikojmë edhe njëherë ngjarjet e mëdha kombëtare dhe do të vërejmë se
kontributi i i elitës shqiptare bazohej mbi një diversitet të pasur fetar, ashtu siç eka
vërejtur edhe albanologu i shquar gjerman Beter Bartli, i cili në monografinë e tij me titull
“Myslimanët Shqiptarë në Lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)” , botuar në
vitin 1968, ndër të tjera vë në dukej edhe kontributin e një prej figurave më të
respektuara dhe kryesore të Lidhjes Shqiptare, Myderrizin Ymer Prizreni, pastaj një
figurë tjetër të shquar

të Lidhjes Shqiptare të Pejës, Haxhi Zeka, të cilët, ndonëse vinin nga provinienca fetare
islame, e kishin të ngjizur thellë në vetëdije çështjen kombëtare shqiptare.

Historia njeh edhe mjaft figura të tjera, të cilët edhe pse kishin formim shkollor fetar, ata
gjithë këtë firmim e vini në shërbim të kauzës kombëtare. I tillë ishte edhe Hixhë Kadri
Prishtina, i cili bashkë me Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Bajram Currin,
Gjergj Fishtën, Azem Galicën, Luigj Gurakuqin e të tjerë, i dhanë dinamikë lëvizjeve
politike dhe diplomatike të kohës. Si rrjedhojë e këtyre lëvizjeve, Hoxhë Kadri Prishtina
me 1915, në Shkodër e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri
vjetësh, konkretisht më më 1 maj 1918, me një grup atdhetarësh, intelektualësh,
kryesisht nga Kosova, e themeloi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në vitin
1919, për t’u ndihmuar kryengritësve, Komiteti, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut,
përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës dhe është shumë
interesant se në pikën 1 dhe 2 të këtij Programi apelohej që, citojmë: “asnjë kryengritës
nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër
qëllimit shqiptar”, dhe, citojmë : “ asnjë kryengritës nuk guxon të djegë shtëpia, të
rrënojë kisha e gjëra të tjera.
Me këto dy pika të Programit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” hudhej
poshtë propaganda e orkestruar nga Beogradi, sipas së cilës kryengritësit shqiptarë i
kanë dëmtuar vendbanimet sllave, sidomos objektet e tyre fetare.

Një popagandë e tillë është munduar të njollosë edhe pjesëtarët tjerë të lëvizjeve të
mëvonshme shqiptare, duke i etiketuar ata si gjoja bashkëpunëtorë të fashizmit, me
qëllim që pastaj të justifikohej çfarëdo lloj aksioni represiv kundër shqiptarëve, siç edhe
ka ndodhur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur OZNA dhe i gjithë aparati
represiv jugosllav kishte vënë në shënjestër bartësit e kryengritjeve vullnetare të
shqiptarëve, duke i akuzuar ata si gjoja keqbërës dhe mizorë, sidomos në vendbanimet
sllave, gjë që e
vërteta është krejt ndryshe, siç dëshmojnë edhe dy pikat e cituara më lart të programit
të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” .

Fryma e harmonisë fetare ishte më e fuqishme se çfarëdo lloj propagande që
mundoheshin të huajt ta bëjnë në llogari të lëvizjes kombëtare shqiptare. Kjo frymë ishte
mbizotëruese e të gjitha proceseve mobilizuese të shqiptarëve, siç ishte, bie fjala edhe
një organizatë politike me proviniencë fetare – “Xhemieti”, e cila ishte vazhdimësi e
veprimtarisë së klubit “Bashkimi” dhe i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. E
themeluar në Shkup nga vëllezërit Dragaj, Bedri Pejani etj. “Xhemijeti” e shfrytëzoi për
mrekulli petkun fetar si kamuflim i veprimtarisë kombëtare dhe si rezultat i kësaj
veprimtarie u arrit për një kohë të caktuar të pengohej kolonizimi i tokave shqiptare si
dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi.

Në vitin 1923, pasi fitoi 14 deputetë, ku edhe ishte pjesë e Parlamentit të atëhershëm të
Mbretërisë SKS, kjo parti filloi bisedimet me krotatë, sllovenët dhe boshnjakët për të
rrëzuar nga pushteti Kryeministrin Nikolla Pashiq dhe për të përgatitur parakushtet e
shkëputjes së shqiptarëve nga Mbretëria SKS dhe krijimin e shtetit të tyre kombëtar i cili
pastaj do t’i bashkangjitej Shqipërisë. Mirëpo këto plane shumë shpejt u dekonspiruan
dhe në vitin 1924 Pashiqi i hakmerret “Xhemijetit” me persekutimin e krerëve të kësaj
partie, në mesin e të cilëve edhe Nexhip Dragën të cilin e burgos.

Por hakmarrja nuk përfundonte me kaq. Qeveria e Pashiqit kishte hartuar një plan të
detajuar për goditjen e shqiptarëve aty ku më së tepërmi iu dhemb dhe më 18 nëntor
1924, para plot 100 vjetëve, e rrënojnë Burmali Xhaminë e bukur buzë Vardarit dhe mbi
themelet e saj ndërtuan Pallatin e Oficerëve, që u përdor si simbolikë e nënshtrimit të
shqiptarëve, ose e varrosjes së çështjes shqiptare, siç pretendonte Beogradi.
Shtypi i asaj kohe madje me shumë pompozitet raportonte për këtë ngjarje, duke sjellë
kronika dhe fotografi si nga rrënimi i Burmali Xhamisë, ashtu edhe nga hedhja e
themeleve të Pallatit të Oficerëve (18 qershor 1925), ku i pranishëm kishte qenë, siç e
dëshmojnë gazetat e kohës, vet Aleksandar Karagjorgjeviqi. Këto veprime barbare të
pushtetarëve serbët ishin të inspiruara nga idetë famëkeqe të Garashaninit, Vladan
Gjorgjeviqit, Çubrilloviqit, Cvjejiqit etj. për pastrimin etnik të trojeve shqiptare dhe
konfigurimin urbanistik të qyteteve sipas planeve të arkitektëve serbë. Fryt i këtij
konfigurimi edhe sot i kemi mjaft objekte në Shkup dhe në qytetet tjera, të ndërtuara
përgjatë viteve 20-të të shekullit të kaluar, të cilët shprehnin, përveç tjerash, edhe
frymën ekspansioniste të poushtuesve të Beogradit.

Me shuarjen e “Xhemietit” dhe me burgosjen dhe vrasjen e krerëve të saj, shqiptarët në
periudhën në mes të dy luftërave botrërore përjetuan tmerre të papërshkruara, të gjitha
të orkestruara me përpikmëri nga aparati represiv i Beogradit. Të ndodhur pa një
orientim politik dhe të ekspozuar ndaj reprezaljeve, shqiptarët si shpëtim të vetëm
gjetën shpërnguljen për Turqi, një synim ky i kahershëm i ideologëve kryesorë të
nacionalzmit serb, të cilët në projektet e tyre famëkeqe kishin parapa goditjen e
shqiptarëve edhe mbi baza fetare. Prandaj jorastësisht kishte ndodhur rrënimi i Burmali
Xhamisë si dhe shumë objekteve tjera fetare islame, si mjet për t’i shndërruar shqiptarët
në një komb pa atdhe dhe në refugjatë që do të gjenin shpëtim në shkretëtirat e
Anadollit.

Shqiptarët ndonëse iu takojnë besimeve të ndryshme fetare, ata megjithatë u treguan
mjaft rezistues ndaj kërcënimeve që iu janë bërë pikërisht mbi baza fetare, sepse ata
gjetën mënyra që mbi ujërat e trazuara të kohës të përdornin barkat fetare për të
shpëtuar anijen e madhe kombëtare. Mbi këto parime të harmonisë dhe bashkëjetesës
fetare, shqiptarët duhet të vazhdojnë edhe në ditët e sotme të funksiononjnë si komb,

duke mos harxhuar energji të kota që do t’i përfshinte ata në beteja të pakuptimta
identitare.

(Fjalë e mbajtur në manifestimin “Ditët e mërgatës” në Llozanë të Zvicrës)