Mbi një milion shtëpi pa rrymë, stuhia dimërore godet Amerikën e Veriut

Më tepër se një milion amerikanë e kanadezë po përballen me një Krishtlindje pa rrymë, pasi stuhia dimërore po vazhdon ta godasë Amerikën e Veriut, raporton BBC.

Një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë borë, erëra të forta dhe temperatura shumë të ulëta.

Gati 250 milionë janë prekur dhe raportohet për së paku 23 të vdekur, në stuhinë që është shtrirë afro 3200 kilometra nga Quebecu në Kanada deri te Teksasi.

Mijëra fluturime janë anuluar gjatë kësaj periudhe festive.

Shteti perëndimor amerikan Montana është goditur më së rëndi, ku temperaturat kanë rënë në minus 45 gradë Celsius.

Shumë vende në SHBA janë mbuluar nga bora. Në qytetin Buffalo të New Yorkut, Shërbimi Atmosferik Nacional i SHBA-së (N}S) ka raportuar “zero milje” shikueshmëri.

Në Paqësorin Veriperëndimor, disa banorë kanë bërë patinazh në rrugët e ngrira në Seattle e Portland.

Edhe shtetet jugore si Florida e Georgia, ku zakonisht është moti më i butë, janë goditur rëndë.

Në Kanada, provincat Ontario e Quebec janë goditur rëndë.

Një numër i viktimave si pasojë e kësaj stuhie, kanë të bëjnë me aksidente trafiku.