Mbi 91 milionë të infektuar me CO VID në botë

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, deri tani 1 milionë e 955 mijë e 92 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 65 milionë e 405 mijë e 428 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 23 milionë e 143 mijë e 197 raste, pastaj India me 10 milionë e 479 mijë e 913 raste, Brazili me 8 milionë e 133 mijë e 833 raste, Rusia me 3 milionë e 448 mijë e 203 raste dhe Britania me 3 milionë e 118 mijë e 518 raste.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 53.982 raste nga 198.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.383 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.951.