Mbi 900 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese në Azi

Mbi 900 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet që kanë ndodhur në të gjithë Azinë, raportoi të hënën CNN-i.

Reshjet e shiut të shkaktuara nga cikloni goditën pjesë të Indonezisë, Tajlandës dhe Malajzisë këtë javë, kur një stuhi e rrallë tropikale u formua në Ngushticën e Malakës.

Moti i keq ka marrë jetën e të paktën 435 personave në Indonezi, 334 në Sri Lanka, 162 në Tajlandë dhe dy në Malajzi, kanë thënë zyrtarët për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në Indonezi edhe 406 persona të tjerë raportohen ende të zhdukur.

Në Tajlandë rreth 3.5 milionë njerëz janë prekur, ndërsa në Sri Lanka mbi 1.1 milion, me mijëra objekte banimi të shkatërruara në të gjitha vendet.