Mbi 900 qortime për serbët me targat ilegale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë serbëve me targat ilegale të veturave.

Kurti theksoi edhe datën e nisjes së gjobave, njofton Klankosova.tv.

“Sot është dita kur është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë qytetarëve serbë që kanë targa ilegale, pas datës 21 nëntorit duhet të kalohet te gjobat”, ka thënë Kurti.