Mbi 72 përqind e ujërave të zeza të shkarkuara në Maqedoninë e Veriut janë të papastruara

Në Maqedoninë e Veriut kemi ulje të sasisë së ujërave të ndotur në vitin 2025, krahasuar me vitin paraprak. Ulja e sasisë është për 9.8 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2025, 72.6 % ishin të papastruara, ndërsa 27.4 % ujëra të pastruara”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Konsumatorët më të mëdhenj të konsumit të ujit janë ekonomitë familjare, duke përfshirë 66.8 përqind të ujit të përgjithshëm nga ujësjellësi publik.

“Në vitin 2025, në ujësjellësin publik janë të nxjerra dhe të shkarkuara 312 547 000 m3 ujë, që është për 1.9% më shumë krahasuar me vitin 2024. Nga sasia totale e nxjerrjes së ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 55.7 %, dhe më pak nga liqenet 1.0%”, raportoi Enti.